Java nis negativisht për Paundin dhe Dollarin – Sa këmbehen sot valutat e tjera?
Dollari amerikan blihet sot me 97.5 lekë dhe shitet me 98.5 lekë duke e nisur këtë javë negativisht në raport me javën që lamë pas sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane blihet sot me 106.5 lekë dhe shitet m 107.5 lekë duke e nisur këtë javë në vlera konstante dhe pa luhatje të ndjeshme në raport më javën ë shkuar.
Paundi britanik edhe ai ka shënuar rënie të kuotës mëngjesin e kësaj të hëne teksa blihet sot me 123.7 lekë dhe shitet me 125 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane është e vetmja që ka pasur rritje të lehtë të vlerës këtë të hënë teksa blihet sot me 108.4 lekë dhe shitet me 109.4 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.