Java nis pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kryesore e ka nisur këtë javë në rritje teksa është blerë sot me 95.5 lekë dhe është shitur me 96.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europaine nuk ka pasur lëvizje të vlerës nga java e kaluar teksa vijon edhe sot të blihet me 103.6 lekë dhe të shitet me 104.2 lekë.
Franga zvicerane është forcuar këtë të hënë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 110.3 lekë dhe është shitur me 111.3 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik ka pasur një rritje të kuotës duke u blerë sot me 121 lekë dhe duke u shitur me 122 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.