Kartolina e Ramës, mesazh për mbrojtjen e mjedisit – Shqipëria anetare e unionit botëror për zonat e mbrojtura
Kryeministri Edi Rama e nisi vitin me një urim sensibilizues për mbrojtjen e natyrës. Me anë të një videoje për zonat e mbrojtura kreu i qeverisë bën të ditur në të njëtën kohë se vendi yna tashmë është pjesë e unionit botëror të zonave nën mbrojtje.
Viti 2024 është shpallur nga qeveria shqiptare si Viti i Pyjeve, një nismë që synon të mbrojë pasurinë e vendit tonë.
Nisma synon jo vetëm ndërmarrjen e fushatave të pyllëzimit, por edhe investime për mirëmbajtjen e pyjeve, apo masa parandaluese ndaj zjarreve.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.