Kasaforta më e sigurt në planet – Pse është e pamundur të hysh në Fort Knox
Të thuash diçka është “aq e sigurt sa Fort Knox” nënkupton një mbrojtje më të fortë nga sa mund ta kesh imagjinuar.
Si ruajtës i rreth gjysmës së rezervave të arit të SH.B.A-së, Fort Knox është quajtur kasaforta më e sigurt në planet.
Ndërtesa ka katër gardhe përreth, dy prej të cilave elektrike me kulla vrojtimi në çdo cep të tyre.
Çdo centimetër i perimetrit mbulohet nga kamerat, gjithashtu vëzhgohet nga radarët dhe laserët.
Muret e granitit janë katër metra të trasha dhe mbahen së bashku nga 750 tonë çelik përforcues. Ndërtesa ka gjithashtu termocentralin e vet dhe sistemin e ujit.
Ka një numër të madh të forcave të armatosura që qëndrojnë jashtë dhe brenda godinës.
Dera e kasafortës peshon 22 ton dhe ajo mund të hapet vetëm nëse i gjeni të gjithë anëtarët e stafit që dinë një pjesë të vogël të kombinimit.
Thuhet se rreth 5000 tonë shufra ari ruhen brenda godinës por që rreth 30000 ushtarë nga kampi i Fort Knox qëndrojnë në gatishmëri 24 orë.
Fort Knox është gjithashtu në listën e 10 vendeve të ndaluara që askujt nuk i lejohet t’i vizitojë.
Ka shumë informacion rreth këtij vendi të cilat mbeten akoma sekret.
Nebi Xhomaqi / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.