Kina rrit importet e naftës ruse – Për muajin e dytë radhazi Moska është furnizuesi më i madh i vendit

Sipas të dhënave të fundit, janë reduktuar blerjet nga ana e Kinës të naftës që vjen nga Arabia Saudite, duke i lënë vendit importit të naftës ruse, me një cmim më ekonomik. Ky është muaji i dytë rradhazi që Rusia është furnizuesi më i madh i naftës për Kinën.
Në muajin qershor në Kinë janë dërguar rreth 1.77 milion fuci nafte ruse në ditë, më pak se në muajin maj kur u shënua rekordi prej 1.98 milion fuci nafte në ditë, dhe pse mendohej se niveli do të ruhej i tillë. Importet e naftës ruse ishin të barabarta me 7.29 milion ton me një rritje prej 10% në krahasim me një vit më parë sipas të dhënave të Administratës së Përgjithshme të Doganave Kineze.
Importet nga Rusia, që nga fillimi i vitit ishin të barabarta me 41.3 milion ton me një rritje prej 4% në krahasim me një vit më parë, por gjithnjë më pak se Arabia Saudite që furnizoi vendin me 43.3 ton. Importet totale të Kinës u reduktuan në muajin qershor duke shënuar nivelin minimal prek katër vitesh, pasi masat e ashpra për kufizimin e përhapjes së Kovid, ulën dhe kërkesën për karburant
Rritja e importeve nga Rusia ka zhvendosur dhe furnizimet nga Angola dhe Brazili. Këto të dhëna përgënjeshtrojnë një studim të fundit për mundësitë e ekonomisë kineze të Bea Resarch, sipas të cilit ekonomia kineze është në biznes.
Vonesat në shitjen e apartamenteve dhe ngadalësimi i prodhimit të hekurit në dy javët e para të muajit korrik sugjerojnë se rimëkëmbja e ekonomisë kineze është e brishtë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.