Konfirmimi nga Tirana: Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Europian! Von der Leyen dhe Michel: Ky samit, mesazh i qartë
Tirana ishte të marten Brukseli i Ballkanit! Liderët e Bashkimit Europian u bashkuan për herë të parë në një samit jashtë territorit të BE-së për të dhënë një mesazh të qartë: Ballkani Perëndimor është pjesë e Bashkimit Europian.
Në konferencën përmbyllëse për mediat që u mbajt rreth 1 orë e gjysëm me vonesë, kryeministri Edi Rama zgjodhi që të mos bëjë kritikat e zakonshme për vonesën e Bashkimit Europian në pranimin e Shqipërisë si vend anëtar.
Të pyetur direkt se pse u zgjodh pikërisht Tirana për zhvillimin e këtij samiti dhe jo një vend tjetër ballkanik, presidenti i Këshillit të Europës dhe presidentja e Komisionit Europian thanë se ky është një mesazh i fortë që BE jep për perspektivën që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Samiti i mbajtur në Tiranë nuk ishte vetëm një samit me mesazh politik por edhe me marrëveshje konkrete. Në fund, u firmos edhe marrëveshja me 33 pika në të cilën BE dhe vendet e Ballkanit marrin angazhime për të bashkëpunuar në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.