KQZ i kushton 9 milionë lekë faqja e internetit – Merren masat para zgjedhjeve vendore, sigurie edhe ndaj sulmeve
Pesë muaj para zgjedhjeve vendore Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mirëmbajë faqen e internetit duke shtuar masat e sigurisë nëpërmjet shërbimeve të “hostimit”. Ky shërbim parashikohet të jetë më i kushtueshëm sesa i një faqeje normale.
Për këtë qëllim, KQZ ka shpallur një tender me fond 9 milionë lekë për hostimin dhe mbrojtjen nga sulmet për uebsajtin kryesor të KQZ-së dhe disa faqe portalesh të KQZ-së. Ky shërbim webhosting do të ofrohet për një periudhë 24 muaj për faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
KQZ do të kryeje migrimin e infrastrukturës ekzistuese nga datacenteri ekzistues në një data-center me veçori të tjera me qëllim rritjen e kapaciteteve cilësisë dhe sigurisë së sistemeve në përdorim. Infrastruktura duhet të ofrojë burime të mjaftueshme.
Shërbimi sidomos në server do të përfshijë aftësi transmetimi audio dhe video, lidhje direkte me internet, instalim dhe konfigurim i serverit dhe mbrojtje adekuate fizike dhe mjedisore e serverëve,
Marinela Lina / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.