Kreditë me probleme i rikthehen rënies – Për Qershorin treguesi zbriti në 5.32%, nga 5.44% që ishte në maj

Treguesi i kredive me probleme regjistroi rënie për muajin qershor.
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se ky nivel ishte 5,32% për muajin e gjashtë të vitit, ndërkohë që në maj arriti në 5,44%.
Ky nivel ishte edhe më I larti pas 14 muajsh në rënie, një tregues për ndikimin e krizës së çmimeve dhe të konsumit.
Ndërkohë, rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në nivelin 1,75%, pritet të ndikojë në tkurrjen e kreditimit të ekonomisë duke dhënë një ndikim negativ në cilësinë e portofolit të huasë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.