Kthimet e produkteve ndotin planetin – Vetëm në SHBA, 2.6 milionë ton veshje përfunduan në landfill në 2020
Janari është koha për të rishikuar qëllimet dhe planet dhe për të rinovuar angazhimet për jetën, por edhe për të kthyer produkte që nuk na kënaqin. Me një klikim në faqen përkatëse, mund të kthejmë një makinë ekspres të përmirësuar, ndoshta jo aq të nevojshme, por edhe një fustan mahnitës, i cili edhe pse i blerë, nuk mund të vishej pa shumë shtrëngime. Sipas disa vlerësimeve, kthimet e artikujve në Amerikë arritën nivele rekord në vitin 2022. Përqindja e produkteve të kthyera në dyqan u dyfishua në 16% nga 8% e shitjeve midis 2019 dhe 2022.
Kthimi i produkteve në internet, duke qenë shumë i lehtë bëhet me trefishin e normës së kthimit në dyqanet fizike. Meqenëse është edhe e thjeshtë dhe pa kosto për ne, na pëlqen të mendojmë se këpucët tona të padëshiruara shkojnë nga kanë ardhur, renditen dhe shkojnë te klienti tjetër. Fatkeqësisht, në realitet procesi është larg nga një cikël i virtytshëm riciklimi. Ashtu si me shumë gjëra në internet – ngacmimi, dezinformimi, teoritë e konspiracionit – kur diçka është e lehtë dhe “falas”, zakonisht vjen me një kosto të frikshme dhe – kryesisht – të fshehur. Kjo është kostoja e madhe e paketimit të kthimit, trajtimit dhe transportit, megjithëse ajo që shumë blerës online nuk e kuptojnë është se shumë produkte të kthyera as nuk rishiten.
Kthimet janë shumë të shtrenjta për grupet e shitjes me pakicë, kështu që ata janë fokusuar që ta bëjnë procesin sa më të lirë dhe të lehtë për veten e tyre dhe, në pjesën më të madhe, planeti është ai që paguan çmimin. Kthimet në internet gjenerojnë 16 milion ton emetime të dioksidit të karbonit, ose ekuivalentin e 3.5 milion makinave në rrugë për një vit të tërë. Shpesh i kushton më pak shitësit që thjesht ta hedhë artikullin sesa ta kontrollojë për dëmtime, ta ripaketojë dhe ta rishisë. Kthimet e mbeturinave ndonjëherë të emërtuara ‘të pa riparueshme’ ose ‘të dëmtuara’ shpesh janë më pak të kushtueshme sesa ripërdorimi i tyre.
Vetëm në Shtetet e Bashkuara, 2.6 milionë tonë veshje të kthyera përfunduan në landfill në vitin 2020. Dhe kjo është vetëm veshje. Blerja në internet për rroba përfaqëson një sasi të mirë mbeturinash të kthyeshme. Klientët kthejnë rreth 24% të veshjeve të blera online.
Të njëjtat tendenca po ndryshojnë gjithashtu zakonet e blerjeve, me 63% e amerikanëve që pranojnë se blejnë sasi të shumta në internet për t’i provuar në shtëpi, duke ndjekur një praktikë të quajtur “kthime të planifikuara”.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.