Ku janë fokusuar investitorët e huaj në Shqipëri? – Preçi: Pasuritë e patundshme po zgjojnë interes investimi
Investimet e huaja në Shqipëri vijojnë të kenë interesin për të investuar në vendin tonë. Për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi fokusi i tyre mbetet në industritë financiare, në pasuri të patundshme, si dhe në energji.
“Investimet e huaja direkte janë pasqyrë e funksionimit të shteti në tërësi. Është një fakt i njohur që në nivel ndërkombëtar dy shtetet që investojnë janë Kina dhe Rusia. Nëse shohim sektorët ku ka pentruar kapitali i huaj kuptpjmë që këto pritshmëri janë realizuar pak.”
Si ekonomitë botërore që kanë varësi midis vendeve me zhvillim të lartë ekonomik dhe tregtar, edhe ekonomia shqiptare paraqet varësi të konsiderueshme nga tregëtia ndërkombëtare.
Aktualisht, turizmi është një nga sektorët që po shfaq interes investimi duke sjellë dhe brandet ndërkombëtare të hoteleve dhe resorteve.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.