Kursi i këmbimit/ Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!

Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 112.8 lekë dhe duke u shitur me 114 lekë krahasuar me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.
Euro ka shënuar sërish zbritje të kuotës këtë të martë pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 116 lekë dhe është shitur me 116.8 lekë.
Paundi britanik gjithashtu ka pësuar një rënie të vlerës në raport me dje pasi blihet sot me 137.4 lekë dhe shitet me 138.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar një zhvlerësim të lehtë të kuotës teksa blihet sot me 118.2 lekë dhe shitet me 119.3 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.