Kursi i Këmbimit – Valutat kryesore si euro, dollar e paund shohin rritje
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës mëngjesin e kësaj të premte pasi është blerë sot me 117.8 lekë dhe është shitur me 119 lekë në raport me një ditë më parë.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane ka shënuar një rritje të lehtë teksa blihet sot me 117.9 lekë dhe shitet me 118.6 lekë në raport me dje.
Paundi britanik është duke u forcuar pasi ka parë rritje këtë të premte pasi në raport me ditën e enjte është blerë sot me 135.9 lekë dhe është shitur me 137 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane gjithashtu ka parë rritje teksa blihet sot me 118.7 lekë dhe shitet me 119.7 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.