Lajthiza inauguron linjat e reja, event madhështor – Elezi: Eksporte në Dubai e Londër, gati kompleksi turistik. Siveri: Më të mëdhenjtë në Ballkan

Kompania Lajthiza ka zgjedhur të zhvillojë pikërisht në vendin nga ku buron uji i saj eventin e inaugurimit të linjave të reja të prodhimit. Në eventin madhështor merrnin pjesë qindra të ftuar, mes të cilëve përfaqësues të qeverisë, deputetë, politikanë, shoqata të biznesit, biznesmenë e bankierë.
Themeluesi dhe Presidenti i Kompanisë Hajri Elezi tha se jo rastësisht kishte zgjedhur që eventi të zhvillohej pikërisht në vendin nga ku buron ky ujë, i cili aktualisht shkon jo vetëm në çdo vend të rajonit ku ka shqiptarë, por eksportohet nga Dubai, në Zvicër e në Londër.
Administratori i Kompanisë Thanas Siveri tha se linjat e reja janë gjenerata më e fundit e teknologjisë, duke nënvizuar se tashmë Lajthiza është prodhuesi më i madh në Ballkan.
Eduard Shalsi, Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë tha se nuk është aspak rastësi që kompanisë Lajthiza prej dy vitesh i është dhënë statusi i investitorit strategjik.
Kompania planifikon të vijojë më tej me investimet, duke e kthyer zonën malore përreth burimit në një atraksion turistik përmes një kompleksi hotelier, i cili parashikohet t’i japë tjetër hov ekosnomisë së zonës.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.