Linjë kabllore nënujore direkte mes Shqipërisë dhe Egjiptit – Balluku njofton nënshkrimin e marrëveshjes!
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëkohësisht zv-kryministre e vendit, Belinda Balluku ka njoftuar sot nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit me kompaninë 4iG, për ndërtimin e një linje kabllore direkte nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit.
“Një tjetër projekt strategjik e inovativ që e kthen Shqipërinë në një nyje të ndërlidhjes ndërkontinentale,” u shpreh balluku në fjalën e saj.
Balluku bëri me dije gjithashtu se: “Rrjetet kabllore me fibër optike janë autostradat e komunikimit digjital dhe falë zbatimit të këtij projekti do të bëhet e mundur një lidhje ndërkontinentale nënujore, ku Shqipëria do të ketë një pozicion kyç në mundësimin e kësaj lidhjeje strategjike.”
E . S / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.