Lirime dhe emërime nga detyra – Ndryshohet kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime gjatë mbledhjes së fundit ku ndër to kanë qenë edhe vendime për lirime nga detyra si dhe emërime.
Përkatësisht janë vendosur të bëhen këto ndryshime:
- Iris Ago, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, lirohet nga kjo detyrë.
- Ervin Koçi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
- Gjithashtu Ardi Veliu, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
- Dallëndyshe Bici, zëvendësministër e Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.
Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.