Messi blen shtëpi të re në Florida – Rezidenca e futbollistit kushton 10.8 milionë dollarë
Lionel Messi ka blerë një rezidencë pranë plazhit në Florida me vlerë 10.8 milionë dollarë vetëm disa muaj pas marrëveshjes së tij të suksesshme për t’iu bashkuar ekipit të futbollit të Miamit.
Blerja u negociua nga një firmë e lidhur me Alfonso Nebot Armisen, i cili ndihmon në menaxhimin e investimeve të Messit. Shtëpia prej 975 metra katrorë ka 8 dhoma gjumi, një garazh për tre automjete dhe një pishinë. Prona u shit më parë për 9 milionë dollarë në maj 2022.
Rezidenca është afërsisht 15 minuta larg nga stadiumi “Drive Pink”, ku aktualisht luan Inter Miami i Messit.
Lionel Messi iu bashkua skuadrës në fillim të këtij viti në një marrëveshje të rëndësishme për futbollin amerikan që e pa atë të refuzonte një ofertë nga Arabia Saudite. Superylli argjentinas tashmë ka lënë gjurmë duke udhëhequr Inter Miamin drejt një fitoreje në Kupën e Ligës, duke sjellë sponsorë të rinj dhe shitur biletat për ndeshjet në pak minuta.
Messi zotëron shtëpi të tjera në zonën e Miami, duke përfshirë një apartament prej 7.3 milionë dollarësh në Sunny Isles Beach.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.