Mete me përfaqësues të BB, diskutohet mbështetja në drejtim të forcimit të mbrojtjes sociale!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi bashkëpunimin mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Bankës Botërore.
Sipas njoftimit për media palët biseduan mbi mbështetjen që Banka Botërore po i jep institucioneve shqiptare në drejtim të mbrojtjes sociale, me fokus avancimin e reformës së skemës së sigurimeve shoqërore, si edhe analizimin e skemës së ndihmës ekonomike dhe programet e aftësimit dhe nxitjes së punësimit.
Mete vlerësoi mbështetjen dhe ekspertizën e Bankës Botërore sa i përket fushave që lidhen me mbrojtjen sociale, si edhe projekteve në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik.
Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e avancimit të dialogut, si edhe analizimit të komponentëve të mbrojtjes sociale, ku Banka Botërore shprehu gatishmërinë për të ofruar asistencën e saj.
E . S / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.