Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore 2 – Rama: Brenda vitit 2024 nis ndërtimi i godinës së re!
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot se brenda vitit 2024 nis ndërtimi i godinës së re të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore 2
Sipas njoftimit ky do të jetë një investim i rëndësishëm që do të lehtësojë dhe mbështesë më tej mirëfunksionimin e kësaj qendre.
“Mirënjohje për punën e palodhur që stafi i Urgjencës Mjekësore bën çdo ditë në shërbim të qytetarëve”, shkruan Rama.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.