Mungesë orientimi karriere në shkolla – Të rinjtë, peticion Kuvendit: Të vendoset “mentor i këshillimit të karrierës” në çdo gjimnaz

Në shkollat e mesme të vendoset “mentori i këshillimit të karrierës”, si një person i informuar mbi kërkesat e tregut të punës dhe i aftë të bëjë vlerësimin e aftësive të nxënësve”.
Kjo është një prej kërkesave të peticionit, drejtuar Kuvendit nga nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër, për shkak të mungesës së një sistemi për orientimin dhe këshillimin e karrierës në shkollat e mesme. Ndërkohë që, gjatë hartimit të peticionit, nxënësit janë asistuar ligjërisht nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Çeka flet edhe për nismën e ndërmarrë në 18 gjimnaze të vendit, ku të rinjtë kanë zhvilluar takime të drejtpërdrejta me deputetët.
Peticioni i të rinjve do të depozitohet në Kuvend në muajin shtator, ndërsa do të monitorohet nga KSHH, që më herët ka konstatuar mungesë përgjigjesh nga ana e institucionit më të lartë legjislativ në vend.
Ky nuk është peticioni i vetëm i hartuar nga të rinjtë, që do i drejtohet Kuvendit. Ndërkohë që shqetësimet e tyre janë të ndryshme, në varësi të zonës ku jetojnë.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.