Nafta ngjitet pranë 77 USD për fuçi – Mbështetet nga rimëkëmbja e kërkesës në Kinë

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas fitimeve të mëdha të realizuara një ditë më parë, ndërkohë që tregu është i fokusuar te zhvillimet në sektorin bankar, por edhe te tensionet gjeopolitike mes Rusisë dhe Perëndimit. Gjithashtu, edhe shenjat për rimëkëmbjen e kërkesës në Kinë kanë mbështetur çmimet.
Në sesionin e kaluar, të dy bençmarkët prekën nivelin më të lartë në katër muajt e fundit. Ndërsa sot, nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 72 dollarë për fuçi dhe nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 77 dollarë për fuçi.
Njoftimi se First Citizens Bank do të blerë të gjitha depozitat dhe kreditë e Silicon Valley Bank rikthyen optimizmin në tregje dhe larguan shqetësimet për gjendjen e sistemit bankar.
Ndërkohë, importet e naftës nga Kina pritet të rriten me 6.2% gjatë këtij viti, në totalin e 540 milionë ton, referuar parashikimeve të autoriteteve kineze. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA, për javën e kaluar dhe analistët parashikojnë një rritje me 200 mijë fuçi. Sot do të publikohen në dhënat jozyrtare nga Instituti Amerikan i Naftës, ndërsa të mërkurën publikohet raporti zyrtar nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.