Bursat europiane zgjerojnë fitimet – Bailey: Bankat janë të kapitalizuara mirë dhe kanë likuiditet

Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po përfitojnë nga momenti pozitiv, që filloi një ditë më parë. Edhe shumica e tregjeve aziatike janë mbyllur në rritje, sepse përkohësisht janë larguar shqetësimet për sistemin bankar.
Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey delaroi të hënën në mbrëmje se ka besim të plotë te sistemi bankar në Mbretërinë e Bashkuar dhe në kuadrin rregullator, që e lejon bankën qëndrore të mbetet e fokusuar te ulja e inflacionit.
Ai i përshkroi bankat në Mbretërinë e Bashkuar si rezistente, me kapitalizim shumë të mirë dhe likuiditet, dhe të vendosura për të mbështetur ekonominë. Javën e kaluar, Banka e Anglisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 25 pikë bazë, duke e çuar në 4.25% për shkak se inflacioni për shkurtin u përshpejtua në 10.4%. Gjithashtu, investitorët po presin edhe fitimet tremujore të disa korporatave, klimën e biznesit në Francë dhe besimin konsumator në Itali.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.