Ndërtime brenda zonave të mbrojtura – Kuvendi nis shqyrtimin e projektligjit, ministria: Duhet gjetur një ekuilibër i ri
Komisioni i Veprimtarive Pordhuese ka nisur shqyrtimin e projektligjit të 12 deputetëve të Partisë Socialiste për ndryshime në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, që i hap rrugë ndërtimeve brenda territoreve që gëzojnë status natyror mbrojtjeje. Prezantimi i draftit u bë nga deputeti, Fadil Nasufi si një prej nismëtarëve të draftit, i cili tha se qëllimi është vendosja e ekuilibrit mes komuniteteve dhe zhvillimit të aktiviteteve të lejuara brenda këtyre territoreve.
Zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit tha se do të shprehen me shkrim mbi nismën, por paraprakisht shprehu nevojën për gjetjen e një ekuilibri midis zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjes së të ardhurave të komuniteteve që jetojnë në këto zona.
Drafti do të kalojë procesin e diskutimeve dhe konsultimit me plaët e interesuara, teksa më herët eksperët e mjedisit kanë kritikuar propozimet duke thënë se dokumenti i depozituar në Kuvend, nuk respekton asnjë instrument planifikues të territorit, duke i hapur rrugë zhvillimit të paqëndrueshëm.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.