Ndërtimet pa leje do të përdoren për strehim social – Miratohet projektligji/ Çfarë parashikon fondi i veçantë i objekteve të konfiskuara?
Pavarësisht debateve dhe kundërshtimeve, miratohet projektligji që ka qëllim administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, e më pas përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social.
Por nga opozita pikëpyetjet janë se pse ky projektligj nuk ka të njëjtin standard me të gjithë shkelësit.
Sipas deputetit Bushati, zgjidhja do të ishte mbrojtja e konsumatorit, pa arritur në konfiskim.
Ndërsa për ata të cilët kanë lejuar shkeljen e ligjit, nuk është parashikuar asnjë nen në projektligj.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.