Ndryshimet e tatimit mbi të ardhurat – Vjero: Për deklarime do përdoren formularët e vjetër, sistemi i ri nuk u bë gati në kohë
Tatimpaguesit do të përdorin formularët e vjetër për deklarimet tatimore, pavarësisht ndryshimeve ligjore që kanë hyrë në fuqi nga data 1 janar e këtij viti. Gjatë diskutimit të Aktit Normativ që shtyn kohën e hartimit dhe zbatimit të formularëve të rinj, në Komisionin e Ligjeve, zv. ministrja e Financave Vasilika Vjero tha se shkak për mos përgatitjen në kohë ishin procedurat tenderuese për sistemin e ri, që u pasuan me ankesa nga operatorët ekonomikë.
Ndërkaq, sipas Vjeros pavarësisht spostimit zbatimi i ligjit dhe të ardhurat e planifikuara nuk cenohen.
Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0%, por fitimi nga biznesi do iu tatohet me normat 15% për fashën 0 deri 14,000,000 lekë dhe 23% për fashën mbi 14,000,000 lekë.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.