Ngadalësohet shitja e makinave elektrike në Kinë – Gjatë dy muajve të parë të këtij viti janë ulur më tej çmimet
Shitjet e automjeteve elektrike në Kinë u ngadalësuan në dy muajt e parë të këtij viti, me konkurrencën që u intensifikua ndërsa lideri i tregut BYD ka ulur më tej çmimet. Shitjet e automjeteve elektrike me bateri u rritën 18.2% në janar-shkurt kundrejt 20.8% për të gjithë vitin 2023, treguan të dhënat nga Shoqata e Makinave të Pasagjerëve të Kinës.
Së bashku me hibridet plug-in, shitjet e automjeteve elektrike u rritën me 37,5% në periudhën dymujore, kundrejt 36,2% për vitin 2023. Rezultati tejkaloi rritjen e përgjithshme prej 16,3% të tregut të automjeteve të pasagjerëve pasi zbritjet e përhapura nxitën kërkesën.
Automjetet elektrike përbënin 33.5% të shitjeve totale në periudhën janar-shkurt kundrejt 28.3% në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke rrëmbyer pjesën e tregut nga makinat me benzinë, shitjet e të cilave u rritën me 7.8%. Disa automjete elektrike kanë një çmim të barabartë me makinat me benzinë.
BYD këtë vit ka ulur çmimet më shumë se rivalët dhe në një numër më të gjerë modelesh. Ajo ka ulur çmimet e 13 modeleve që përbënin 93% të totalit të shitjeve të saj të vitit 2023 në Kinë me 17% mesatarisht.
Dhjetra prodhues automjetesh i janë bashkuar luftës së çmimeve, me zbritje që variojnë kryesisht nga 9% në 17%. Uljet e çmimeve erdhën pasi pjesa e tregut të makinave elektrike e kompanisë BYD ra në 30.7% në shkurt, më e ulëta që nga qershori 2022.
BYD është shitësi më i madh në botë i automjeteve elektrike, ndonëse shumica e shitjeve të saj janë në Kinë. Ajo eksportoi 19% të makinave jashtë Kinës në shkurt, shifra e saj më i lartë ndonjëherë.
Dorian Koça/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.