Nisin kontrollet në biznese për pagat e ulëta – Informaliteti/ Ibrahimaj: Ka përfunduar afati, në “sitë” çdo subjekt i njoftuar

Administrata tatimore nga muaji Shtator do të nisë kontrollet fizike në biznese të cilat janë targetuar dhe njoftuar për nëndeklarim pagash, me qëllim luftën ndaj informalitetit.
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se këto subjekte kanë pasur afat deri më datën 20 Gusht për të reaguar.
Faza e dytë e aksionint antiinformalitet është fokusuar tek Sektori i Shoqërive të Sigurimeve, Sektori i Mediave dhe Komunikimit dhe Sektori i Institucioneve të Arsimit privat.
Në vëmendje janë edhe Tatimpaguesit e evidentuar me risk në iniciativën e dhjetorit 2021, por që nuk patën reagim pozitiv.
E pyetur nga SCAN Tv mbi ecurinë e dobët të investimeve publike përgjatë 7 muajve të parë të vitit, Ministrja theksoi se shkak kanë qenë çmimet e rritura të lënëve të para.
Ministrja e Financave bëri një pasqyrë të ecurisë së ekonomisë përgjatë 7 muajve, ku vuri në dukje se rritja e çmimeve ka kontribuuar në perfomancën pozitive të të ardhurave, por sipas saj, rritja ka qenë me e ngadaltë se vendet e tjera të rajonit dhe inflacioni është regjistruar në nivelin 7.5 për qind.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.