Paga e mirë dhe stresi i ulët – Kjo është puna më pak stresuese dhe e paguar mirë në SHBA
Shumica e punëve janë stresuese. 79% e punëtorëve të anketuar në SHBA thanë se përjetojnë stres të lidhur me punën çdo muaj. Por, disa punë janë më pak stresuese se të tjerat. Rrjeti i Informacionit Profesional i Departamentit të Punës të SHBA-së (O*NET) renditi 873 profesione bazuar në nivelin e tyre të stresit. Dhe siç rezulton, ka disa punë relativisht me stres të ulët që ende paguajnë paga të larta.
Ndër profesionet që paguajnë më shumë se 100 mijë dollarë në vit në SHBA, më pak stresues është ai i mjedisit financiar. Por, çfarë bën një ekonomist mjedisor? Ai kryen kërkime mbi çështje mjedisore si përdorimi i tokës private dhe publike, ndotja e ajrit dhe ujit dhe mbrojtja e specieve të rrezikuara.
Si rregull i përgjithshëm, për t’u punësuar si ekonomist mjedisor duhet të kesh një diplomë masteri, ose doktorature përkatëse, si dhe një përvojë pune.
Pse kjo punë nuk është shumë stresuese? Sipas ekspertëve, ata nuk punojnë në një mjedis shumë konkurrues. Një ekonomist mjedisor mund të punojë në një agjenci qeveritare, ose universitet, ku siguria e punës është zakonisht më e lartë. Gjithashtu, ekonomistët e mjedisit kanë më shumë liri në punën e tyre.
Dhe sigurisht është një punë shumë e kënaqshme, kur e di se po bën diçka të mirë për mjedisin, se po bën diçka të mirë për njerëzimin. Është diçka që i motivon çdo ditë.
Por, asnjë punë nuk ka zero stres. Është e rëndësishme të theksohet se kjo punë është më pak stresuese dhe nuk do të thotë se ai nuk ka ndonjë stres. Edhe nëse dikush bën një punë me stres të ulët, ai mund të rritet nëse punon në një mjedis toksik, ose nëse nuk shkon mirë me shefat dhe kolegët e tij.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.