Banka Qendrore Ruse nuk lehtëson kontrollet e kapitalit – Guvernatorja Nabiullina: Mos nënvlerësoni sanksionet perëndimore
Banka Qendrore e Rusisë nuk e konsideron nevojë të menjëhershme atë të zbutjes së mëtejshme të kontrolleve të kapitalit që kanë mbështetur rublën që nga pranvera e këtij viti. Deklarata u bë nga guvernatorja Elvira Nabiullina para deputetëve në parlament.
Rubla është bërë monedha me performancën më të mirë në botë këtë vit, nxitur dhe nga kontrollet e kapitalit që përfshijnë frenimin e tërheqjes së valutës së huaj.
Masat kanë prekur gjithashtu të ardhurat e Rusisë nga eksporti duke ulur vlerën e dollarit dhe euros nga shitja e mallrave jashtë vendit.
Guvernatorja e Bankës Qendrore paralajmëroi për sa i përket nënvlerësimit të ndikimit të sanksioneve të vendosura kundër Rusisë për veprimet e saj në Ukrainë por tha se ekonomia dhe sektori bankar i vendit i kanë rezistuar mirë kësaj sfide. Ajo shtoi se sanksionet janë shumë të fuqishme dhe ndikimi i tyre në ekonominë ruse dhe globale nuk duhet të nënvlerësohet, pasi izolimi nga ndikimi i tyre nuk është i mundur.
Nabiullina theksoi se në një kohë që perëndimi shmang Rusinë dhe Moska kërkon të zhvillojë rrugë të tjera tregtare, partnerët e mundshëm kanë frikë nga sanksionet dytësore. Ajo tha se monedhat dixhitale, të cilat Rusia dhe shumë nga partnerët e saj kryesorë po prodhojnëvetë, mund të bëhen një nga faktorët në përballjen me këtë pengesë.
Sanksionet perëndimore synonin kryesisht sektorin bankar të Rusisë, i cili shënou humbje të mëdha në gjashtë muajt e parë të këtij viti, dhe zyrtarët i kanë shtyrë huadhënësit që të reduktojnë në mënyrë drastike ekspozimin e tyre ndaj dollarit amerikan dhe euros.
Aftësia e sektorit për t’u përshtatur tregon se transformimi strukturor i ekonomisë është duke u zhvilluar, sipas guvernatores së bankës qendrore ruse. Ajo theksoi se haudhënia e korporatave për periudhën janar – tetor ishte rritur me 9.9% këtë vit, më shpejt se norma ekuivalente e vitit të kaluar prej 9.7%.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.