SHBA, votohet për zgjedhjet e mesmandatit – Sondazhet “zhysin” demokratët, rrezikohet axhenda ekonomike e Biden
Për politikën amerikane dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një ditë shumë e rëndësishme. Miliona qytetarë votojnë në zgjedhjet e mes mandatit me tëcilat rinovohet Dhoma e përfaqësuesve – 435 deputetë, një e treta e senatit – 35 senatorë nga 100, si dhe dhjetëra poste të rëndësishme në nivel shtetëror dhe vendor.
Një referndum i rëndësishëm ky për mandatin e presidentit aktual dhe partisë së tij. Aktualisht të dy degët e kongresit janë me mazhorancë demokrate por sioas sondazheve demokratët nuk janë aspak të favorizuar dhe kjo peshon në axhendën e presidentit Joe Biden, i penalizuar nga një skenar ekonomik armiqësor si dhe nga ngërci i cështjes së abortit.
Takimi i fundit elektoral i demokratëve para votimit, me Biden të pranishëm, u mbajt në Maryland, një shtet i konsideruar si një bastion demokrat. Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi dhe një herë më shumë se votimi është sinonim i demokracisë.
Ai iu drejtua pjesëmarrësve duke thënë se pushteti ishte në duart e tyre dhe se ai ishte optimist për këtë arsye. Biden shtoi se këto zgjedhje nuk janë një referendum por një zgjedhje mes dy këndvështrimeve shumë të ndryshme të Amerikës.
Janë shumë të panjohurat që rëndojnë mbi ‘të dhe administratën e tij, duke filuar që inflacioni shumë i lartë, si dhe cmimi në rritje i benzinës. Më pas është dhe tema e abortit që sipas sondazheve nuk është më në krye të prioriteteve të zgjedhësve të pavarur. Këta të fundit janë në gjendje të zhvendosin rezultatin e zgjedhjeve të mbizotëruara nga tema e ekonomisë.
Ndërkohë që rikthehet në skenë super i favorizuar mes republikanëve, Donald Trump. Zgjedhjet do të jenë një referendum dhe për miliarderin i cili nuk e fsheh aspak dëshirën për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. Në Ohajo ai foli për emigracionin dhe krizën ekonomike duke paralajmëruar se në 15 nëntor do të bëjë një lajmërim shumë të rëndësishëm.
Trump u shpreh para mbështetësve të tij se vendi ishte cmendur dhe ka vetëm një zgjedhje për t’i dhënë fund kësaj cmendurie. Ai theksoi se vetëm ata që synojnë rënien e Amerikës mund të votojnë për të cmendurit e së majtës radikale, pra demokratët.
Miliarderi republikan la të kuptojë se shumë shpejt do të shpallë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës pavarësisht shumë cështjeve gjyqësore në të cilat është përfshirë. Një nga ato është përpjekja për përmbysjen me dhunë të rezultatit të 2020-ës, më pas dokumentet top sekret të sekuestruara në rezidencën e tij në Florida, që ai i kishte marrë nga shtëpia e Bardhë para se të largohej. Por dhe shumë parregullsi në llogaritë e komoanive të tij.
Një e dhënë është e sigurtë: më shumë se 41 milion amerikanë kanë votuar paraprakisht, duke tejkaluar rekordin e 2018-ës. Ndërkohë në gjashtë shtete kyç janë në qendër të betejës politike: Arizona, Georgia, Michigan, Pennsylvani, Uisconsin dhe Nevada.
Rezultati i votimeve do të ketë një impakt në cështje të rëndësishme si mbështetja ndaj Ukrainës, kriza klimatike dhe e drejta për abort.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.