Pagat e “majme” të ushtarëve izraelitë – Ekonomia e vendit, e brishtë përballë shpenzimeve të luftës
Pas tetorit 2023, Izraeli mobilizoi rreth 360.000 rezervistë, për të nisur ofensivën më komplekse ushtarake në historinë e tij. Tel Avivi, megjithatë, jo vetëm që ka shkatërruar ekonominë e Rripit të Gazës, por tashmë dhe atë izraelite. 360 mijë ushtarët që janë në front nuk janë në fakt rezervistë, por mercenarë.
Ndërsa, për shembull, në Greqi rekrutët paguhen 8.80 euro në muaj, izraelitët paguhen me 2155 euro, për dy muaj. Por kjo rritje e vendosur nga Knesset në nëntor, për të mbuluar nevojat e ushtarëve, jo vetëm që zbraz arkën e shtetit, por nuk mund të kompensojë dot dëmin në pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë nga lufta.
Për shembull, në nëntor 2023, Banka e Izraelit vlerësoi ‘efektet bruto’ të luftës në Izrael në 53 miliardë dollarë, duke ulur vlerësimet e saj të rritjes në 2% në vit për 2023 dhe 2024, nga 2.3% dhe 2.8% respektivisht.Në dhjetor 2023, ministria e financave e Izraelit tha se lufta ka të ngjarë t’i kushtojë Izraelit rreth 13.8 miliardë dollarë këtë vit, duke supozuar se operacionet izraelite, siç po zhvillohen tani, nuk zgjasin më shumë se tre muaj.
Ndoshta disi e vështirë bazuar në deklaratat e qeverisë izraelite, pasi është larg objektivave ushtarake. Sipas një sondazhi të organizatës Latet, pothuajse gjysma e izraelitëve – 45.5% janë të shqetësuar për kushtet me të cilat përballen për shkak të luftës. 100% e organizatave ushqimore nuk kanë marrë asnjë ndihmë financiare nga qeveria, ndërsa 22% e familjeve izraelite janë të pasigurta për sa i përket ushqimit.
Një nga industritë që vazhdoi të ecë mirë ishte teknologjia e lartë, sektori me rritje më të shpejtë për shumë vite, i cili sot përbën gati 20% të PBB-së së vendit dhe 14% të vendeve të punës. Pas Silicon Valley, Izraeli është vendosur si qendra e dytë më e madhe e teknologjisë në botë, me më shumë se 500 kompani shumëkombëshe – p.sh. Google, Meta, Microsoft – që operojnë në Izrael. Lajmi i mirë për Izraelin është se marrëdhëniet që Tel Avivi ka arritur të krijojë me këta gjigantë i kanë mbajtur këto kompani në orbitën e investimeve, edhe në kohë lufte.
Sektori që vuan më shumë nuk mund të mos ishte turizmi i cili përbënte 2.6% të PBB-së para pandemisë në 2019-ën, përpara se të binte në 1.1% në 2021-shin. Në të gjithë vendin, askush nuk shkel në restorante dhe dyqane.
Menjëherë pas pushtimit të Hamasit në Izraelin jugor dhe shpërthimit të luftës në Gaza, një listë e gjatë linjash ajrore anuluan ose pezulluan shumicën e fluturimeve të tyre për në Tel Aviv dhe shumë turistë anuluan planet e tyre për të vizituar Izraelin. Disa linja ajrore, si Lufthansa, mund të kenë rifilluar fluturimet, por rënia e numrit të turistëve është tronditëse. Para operacionit të Izraelit, vizitorët në vend arrinin në 300.000 çdo muaj, ndërsa në nëntor, ky numër ra në 39.000.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.