Java mbyllet negativisht për Dollarin, Euron dhe Frangën ndërsa Paundi fiton sërish pikë!
Dollari amerikan edhe pse ka patur një javë pozitive e ka mbyllur këtë 7-ditësh në rënie duke regjistruar zbritje teksa është blerë sot me 95.1 lekë dhe është shitur me 96.1 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane pas një jave të qëndrueshme ka pësuar një rënie të kuotës këtë mëngjes teksa është blerë sot me 103.6 lekë dhe është shitur me 104.2 lekë.
Franga zvicerane sakaq edhe ajo e mbyll këtë javë negativisht duke regjistruar zbritje për herë të parë gjatë kësaj jave teksa blihet mëngjesin e sotëm me 110.6 lekë dhe shitet me 111.4 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanikë është valuta e vetme që ka pasur një rritje këtë të premte teksa është blerë sot me 120.9 lekë dhe është shitur me 121.7 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.