Porosit pica dhe paguaj pas vdekjes! – Metoda alternative në Zelandën e Re kalon kufijtë e vendit
Piceria “Hell Pizza” në Zelandën e re ka inauguruar një mënyrë alternative pagese: bli në moment dhe paguaj më pas. Në plan të parë formula është e konsoliduar, vetëm se në këtë rast, pagesa mund të bëhet pas vdekjes. Pra klientët e porosisin picën, e konsumojnë dhe e paguajnë kur të mos jenë më në jetë, nëpërmjet një testamenti.
Por jo të gjithë do e kenë këtë mundësi. Mes tyre që do të regjistrohen në faqen përkatëse të internetit, do të seleksionohet vetëm një numër i caktuar. Pra personat që mund të përfitojnë nga kjo alternativë do të jenë vetëm 666, një shifër e zgjedhur jo rastësisht.
“Hell Pizza” nuk reklamon oferta të tilla shokuese për herë të parë, dhe fama e saj ka kaluar kufijtë e vendit duke shkaktuar habi por dhe indinjatë. Në fakt recetat e vecanta të zgjedhura për të pormovuar shije të reja, kanë si objektiv goditje ndaj ambientalistëve, vegjetarianëve por dhe besimtarëve e atyre në mbrojtje të kafshëve.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.