Propozimi/ “Të rritet fondi për fermerët” – Vuksani: Ndarja proporcionale e financimit, ul përfitimet
Numri në rritje i fermerëve që aplikojnë për financim në bujqësi përmes skemave kombëtare, bën që fondi i vënë në dispozicion nga qeveria të jetë i pamjaftueshëm.
Në një intervistë SCAN TV, eksperti i bujqësisë dhe profesori Gjok Vuksani, thekson se duke qenë se shuma do të ndahet në mënyrë proporcionale, fermerët mund të mos marrin aq para sa u takojnë.
Për këtë arsye kërkohet rritje e fondeve në dispozicion.
Nga ana tjetër, eksperti i bujqësisë shprehet se skema do të ishte më funksionale, nëse do të mbështeteshin fermerët për njësi prodhimi.
Aplikimet për Skemën Kombëtare 2024 pritet të hapen më 27 mars dhe në total do të mbështeten 8 masa, kur risi këtë vit është financimi i bimëve aromatiko-mjekësore.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.