Pse Italia ka vendosur të bllokojë ChatGPT?!
Autoritet italiane për mbrojtjen e të dhënave kanë deklaruar se softueri mbledh në mënyrë të paligjshme të dhënat e përdoruesve dhe mbron shumë pak të rinjtë.
ChatGPT, që është zhvilluar nga firma amerikane OpenAI, ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën për aftësinë e tij për të gjeneruar ese, këngë, provime si dhe artikuj lajmesh.
Kritikuesit kanë ngritur shqetësime për mungesën e transparencës se si ChatGPT dhe softuerët e ngjashëm mbledhin dhe përpunojnë të dhënat e përdoruesve.
Autoriteti mbikëqyrës italian tha se e ndërmori këtë ndalim të përkohshëm “derisa ChatGPT të respektojë privatësinë” dhe të mos përpunojë më të dhënat e përdoruesve italianë.
Deklarata vuri në dukje se chatbot kishte bërë më 20 mars një shkelje të privatësisë së të dhënave që lidheshin me “biseda private të përdoruesve” dhe informacione rreth pagesave të abonentëve.
Italia është vendi i parë perëndimor që bllokon ChatGPT, megjithëse nuk është drejtpërsëdrejti e qartë se si është planifikuar saktësisht zbatimi i ndalimit të ChatGPT në mbarë vendin.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.