Pse u 10-fishuan gjobat për biznesin e madh? – Tabaku: Lejoni ndërtimin të pastrojë para me thasë, penalizoni subjektet e ndershme
Opozita nuk pajtohet me 10 fishimin e gjobave për bizneset e mëdha me argumentin e uljes së infomalitetit në ekonomi, duke e cilësuar projektligjin për procedurat tatimore të cunguar dhe që nuk prek të gjitha hallkat e ekonomisë informale, siç është sektori i ndërtimit.
“Ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore nuk prekin pjesën e ndërtimeve informale dhe pagesat cash qe ekzistojne ne ekonomi. Gjobat rriten ne 10 here për biznesin e madh dhe parimi eshte i gabuar. Ne nje moment kur po diskutohet amnistia fiskale, sa e drejte qe qe per biznesin e drejte te vendosen gjoba 10 here me te larta dhe të amnistoni evazoret? Shqetesimi kryesor eshte 10 fishimi i gjobave, niveli me i larte marre ndonjehere, ekonomia informale nuk luftohet me gjoba”, tha Jorida Tabaku, deputete e PD.
Në përgjigje të këtyre shqetësimeve, Ministrja e Financave është shprehur se është 10 fishuar gjoba vetëm në një rast, si masë parandaluese ndaj devijimeve të biznesit të vogël, ndërsa nuk ka pranuar fenomenin e pastrimit të parave në ndërtim. “Per luftimin e parasë cash ne ekonomi kemi vendos limit ne arke, kur limitohet cash-i ne arke neper biznese, rrjedhimisht limitohet pranimi i cashit tel individe. Sa i takon blerjes se pasurive te paluajtshme ato s’behen me cash por me transferta bankare, kontratat firmosen tek noteren. Limiti i cashit eshte 150 mije leke dhe mendojme qe eshte i arsyeshem. Sa i takon 10 fishit te gjobave, vetem njera eshte propozu per 10 fishim, që lidhet me mallrat e pashoqeruara me fature per bizneset e medha. Per biznesin e vogel nuk është parashiku asnje 10-fishhim gjobe, pasi duke e 10-fishuar ate tek biznesi i madh, do ta parandaloje dergimin e mallit per fature”.
Por sërish, opozita ka qenë e pakënaqur nga argumenti i Ministres, duke e cilësuar sistemin tatimor të dështuar dhe ndyrshimet ligjore përjashtuese.
“Ne kete ligj ju nuk merreni me mardhëdhëniet qytetar biznes. Po blihen apartamente me para cash me shuma marramendëse deri në 5 milionë euro. Nese ne 10-fishojme gjobat per bizneset dhe leme jashte qytetaret, ate mangesi qe ka sistemi tatimor, por e transfermojme tek biznesi. Ketu ka deshtuar sistemi tatimor dhe kjo politikë nuk i sherben qellimit te luftës ndaj informalitetit,’ u shpreh Tabaku.
Komisioni ka diskutuar edhe ndryshimet në ligjin e akcizave dhe të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ku ka pasur pakënaqësi, sugjerime dhe kërkesa nga ana e deputetëve.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.