Punë me 4 ditë në Shqipëri, apo orare të shkurtuara? – Muça: Momenti i duhur për ta testuar, klasifikim sipas profesioneve
Ndërsa disa shtete në botë kanë testuar shkurtimin e ditëve të javës në punë për punonjësit, a ka ardhur koha që edhe Shqipëria të vërë në jetë një iniciativë të tillë?
Në një intervistë për SCAN, eksperti i karrierës dhe punësimit, Erion Muça, thekson se është momenti i duhur kur duhet të merret një nismë e tillë në më pak ditë pune apo me orare të reduktuara. Por sipas tij ajo duhet të pilotohet duke bërë një klasifikim të profesioneve.
Por a do të ndikonte kjo iniciativë në uljen e produktivitetit në punë dhe a kanë arsye të shqetësohen kompanitë private?
Aktualisht, referuar Kodit të Punës, një individ punon 40 orë në javë, të shtrira në 5 ditë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.