Reformimi i Qendrës së Shërbimeve Arsimore – Nënshkruhet marrëveshja me AADF!
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar nisjen e punës për reformimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, me nënshkrimin e marrëveshjes me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën e Vlerësimit të Universitetit të Cambridge dhe British Council.
Sipas njoftimit me transformimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore synohet rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe teknologjisë, për integrimin e standardeve ndërkombëtare në vlerësimin e njohurive dhe kompetencave të nxënësve dhe studentëve në sistemin tonë arsimor, si dhe zgjerimin e testimeve digjitale dhe shërbimeve online që ofrohen përmes kësaj qendre.
“Reformimi i Qendrës së Shërbimeve Arsimore është pjesë e angazhimit tonë për rritjen e cilësisë në sistemin arsimor, përmes përfshirjes së metodave të vlerësimit të standardizuara për matjen e arritjeve të nxënësve, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare, të mbështetura nga ekspertiza e ofruar nga Qendra e Vlerësimit të Universitetit të Cambridge”, shkruhet në njoftim.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.