Greqia rrit pagën minimale – Nga 1 prill hyn në fuqi rritja me 5% duke e çuar në 830 euro
Nga 1 prilli, më herët se sa ishte planifikuar, paga e re minimale e rritur pritet të zbatohet këtë vit në Greqi, me depozitimin e një amendamenti për të përshpejtuar procesin dhe “në mënyrë që rritja e re mund të merret parasysh dhe në sezonin turistik”. Mediat në vend raportojnë se ministria e punës, ka nisur takimet formale me përfaqësuesit e partnerëve socialë dhe do të kërkojë shkurtimin e procesit të konsultimit në mënyrë që deri në fund të muajit mars proceduera të jetë e përfunduar.
Në bazë të vlerësimeve, paga minimale do të lëvizë rreth +5%, pasi norma e rritjes duhet të përfshijë inflacionin aktual si dhe një pjesë të rritjes së produktivitetit. Në praktikë kjo vlerësohet të çojë në një pagë minimale në 820 – 830 euro, nga 780 euro sot, duke lënë 120-130 euro shtesë deri në vitin 2027 për të përmbushur objektivin e pagës minimale të qeverisë prej 950 euro. Kështu, brenda ditëve në vijim pritet që në parlamentin grek të dorëzohet një amendament me të cilin konsultimet do të nisin më herët dhe do të përfundojnë në mesin e muajit mars.
Tashmë, brenda vitit 2024, rritja 14-vjeçare e pagave të nëpunësve civilë si dhe “shkrirja” e tre viteve për rreth 100 mijë punëtorë në sektorin privat që paguhen me pagat minimale janë faktorë vendimtarë që do të gjykojnë, në në fund të vitit, norma reale e rritjes së pagave.
Sidomos për tre vitet, bazuar në ligjin aktual, mijëra punonjës shohin që pagat e tyre të rriten me 10% për çdo tre vjet shërbim dhe deri në 30% për nëntë vjet ose më shumë shërbim. Natyrisht, edhe pse aplikimi i tre viteve nuk është vullnetar, rivendosja e tyre nuk ka retroaktivitet për periudhën nga 14 shkurt 2012 deri më 31 dhjetor 2023. Kështu në praktikë rritja “prek” afërsisht 100 mijë punëtorë të cilët do të kenë të drejtën e rritjes 10% në 2024-ën. Për punëtorët e rinj, rritjet e para do të vijnë nga viti 2027 e në vazhdim.
Madje, deri në vitin 2027, sipas angazhimit të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, paga mesatare duhet të rritet në 1500 euro. E cila kërkon disa ndërhyrje në tregun e punës, pasi sipas organizatave ndërkombëtare, ritmet e rritjes së pagave mesatare, të paktën për vitin 2024, do të jenë më të ulëta se ato të vitit 2023.
Sipas përfaqësuesve të punëtorëve, ky fakt dëshmon nga njëra anë nevojën e rikthimit të marrëveshjeve sektoriale, të cilat u rrëzuan gjatë krizës ekonomike, për shkak të ndryshimit të regjimit ligjor që i drejton ato, dhe nga ana tjetër, rivendosjen e negociatave për nivelin e pagës minimale në duart e partnerëve socialë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.