Rikualifikim i infrastrukturës së spitalit Elbasan – Hapet tenderi me vlerë 39.8 milionë lekë
Hapësira e territorit të Spitalit Rajonal të Elbasanit do të ketë një rikualifikim infrastrukturor, pasi është hapur tenderi për rehabilitimin e tij. Sipas dokumenteve tenderuese, ky tender ka një fond limit për rreth 39.8 milionë lekë me TVSH.
Sipas dokumenteve, hapësira që do t’i nënshtrohet rehabilitimit është me një sipërfaqe prej 23 906 m2.
Në relacionin bashkëngjitur dokumenteve përcaktohej se rruga paraqitet e paasfaltuar dhe jo përshtatshme për transport të organizuar. Ndërkohë në pikëpamje konstruktive, rruga paraqitet jashtë parametrave të duhur.
Ndërsa përsa i përket situatës ekzistuese të daljes nga qendra spitalore dhe e parkimit paraqitet shumë problematike duke shkaktuar situate kaotike në mbarëvajtjen e lëvizjes së makinave si dhe këmbësorëve në qëndrën spitalore.
Në të gjithë territorin e Spitalit Rajonal të Elbasanit ajo që parashikohet të rikonstruktohet janë rrugë të cilat do të asfaltohen, kalim këmbësorësh, objekte për rikonstruksion etj.
Një zë i rëndësishëm në këtë tender do të jetë hapësira e parkimit e cila do të ketë një tjetër rikonceptim. Gjithashtu e gjelbërimi do të jetë një tjetër pikë e rëndësishme e sheshit ku do të shtohen disa lloje pemësh e shkurresh dekorative.
Diamila Leka/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.