Risia e fundit finlandeze – Bateri e madhe rëre për të ruajtur energjinë e erës dhe diellit!
Një bateri e madhe rëre është vendosur në një qytet finlandez me qëllim uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit. Njësia e magazinimit në shkallë industriale në qytetin Pornainen, Finlanda Jugore, do të jetë bateria më e madhe e rërës në botë kur të nisë funksionimin brenda një viti.
I aftë për të ruajtur 100 MWh energji termike nga burimet diellore dhe të erës, do t’u mundësojë banorëve të eliminojnë naftën nga rrjeti i tyre i ngrohjes qendrore dhe ndihmuar në uljen e emetimeve me gati 70%.
Bateritë e rërës po shtohen në Finlandë. Në maj 2022, Polar Night Energy hartoi një projekt për një stacion energjie më të vogël në qytetin Kankaanpää. I nisur pikërisht kur Rusia ndërpreu furnizimin me gaz si hakmarrje për anëtarësimin e Finlandës në NATO, projekti ishte një shembull në kohë se si energjia e rinovueshme mund të shfrytëzohej në një mënyrë të re.
Rëra brenda silosit në termocentralin Vatajankoski mund të ruajë nxehtësinë në rreth 500 gradë Celsius për disa muaj.
Rezulton se grimcat e rërës, janë çuditërisht efikase kur bëhet fjalë për ruajtjen e energjisë. Gjetja e një mënyre për të ruajtur këto burime të rinovueshme të ndryshueshme është thelbi i çlirimit të potencialit të tyre të plotë. Bateritë e litiumit funksionojnë mirë për aplikime specifike. Por. përveç çështjeve mjedisore dhe shpenzimeve të tyre, ato nuk mund të marrin një sasi të madhe energjie.
Bateria e rërës në Pornainen do të jetë rreth 10 herë më e madhe se ajo që është ende në punë në termocentralin Vatajankoski në Kankaanpää, që fillimisht lidhi një impiant pilot me rrjetin e ngrohjes qendrore të qytetit Tampere.
Studiuesit përdorin modelimin “mjaft kompleks” të transferimit të nxehtësisë brenda sistemit të tubacioneve për të ruajtur dhe çliruar energjinë. Rëra mund të ruajë nxehtësinë në rreth 500 gardë Celsius për disa muaj, duke siguruar një rezervë të vlefshme energjie më të lirë gjatë dimrit.
Kur nevojitet, bateria shkarkon ajrin e nxehtë, duke ngrohur ujin në rrjetin e ngrohjes qendrore. Shtëpitë, zyrat dhe madje edhe pishina lokale janë përfituese.
Dorian Koça/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.