Rritje e ndjeshme për valutat kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë mëngjes teksa është blerë sot me 93.7 lekë dhe është shitur me 94.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me ditën e djeshme.
Monedha europiane gjithashtu ka shënuar rritje të kuotës këtë të martë pasi ën raport me dje është blerë sot me 103.2 lekë dhe është shitur me 104.5 lekë.
Franga zvicerane edhe ajo është forcuar ndjeshëm mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot me 109 lekë dh është shitur me 110.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai ka fituar pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 118.7 lekë dhe duke u shitur me 120 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.