Rritje e përgjithshme e valutave kryesore edhe këtë të mërkurë!
Dollari amerikan ka pasur sërish rritje edhe këtë të mërkurë duke u blerë sot me 95.6 lekë dhe duke u shitur me 96.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane edhe ajo është forcuar sot në raport me ditët e tjera të kësaj jave duke u blerë sot me 103.6 lekë dhe duke u shitur me 104.2 lekë.
Franga zvicerane sakaq edhe ajo ka regjistruar rritje teksa është blerë sot me 110.4 lekë dhe është shitur me 111.4 lekë në raport me ditën e djeshme.
Paundi britanik nuk bën përjashtim duke u forcuar edhe ai këtë mëngjes duke u blerë sot me 121 lekë dhe duke u shitur me 122 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.