Rritje e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rritje këtë mëngjes teksa në raport me ditën e djeshme ka fituar pikë teksa është blerë sot me 93.8 lekë dhe është shitur me 95.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane ndërkaq ka shënuar edhe ajo rritje të vlerës mëngjesin e kësaj të marte teksa është blerë sot me 103.3 lekë dhe është shitur me 1047.2 lekë nga dita e djeshme.
Franga zvicerane gjithashtu ka pasur një ngjitje të kuotës teksa blihet këtë të martë me 106.8 lekë dhe shitet me 108.3 lekë krahasuar me ditën e hënë referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik nuk bën përjashtim këtë mëngjes duke e nisur edhe ai ditën pozitivisht teksa ka pasur një rritje të ndjeshme të vlerës duke u blerë sot me 119 lekë dhe duke u shitur me 120.6 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.