Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano – Ministri Çuçi jep njoftimin pas mbledhjes së qeverisë
Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi gjatë një komunikimi të mbajtur për mediat pas mbledhjes së qeverisë njoftoi shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano.
“Qeveria mori vendim për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shkarkim i cili lidhet me mos përmbushje të objektivave që kishim vënë në lidhje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe kryesisht lidhet me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të Policisë së Shtetit. Për momentin detyrat do ti ushtrojë Nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë. Shumë shpejt do t’ju njoftojmë për emërimin e Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit”, është shprehur Çuçi.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.