Shkeljet e konkurrencës, Biba: 12.4 Mln euro gjoba – Sejko: Konkurrenca konsolidoi sistemin bankar, reduktoi numrin e bankave
20 vjet nga hyrja në fuqi e Ligjit për Mbrotjen e Konkurrencës, Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba ka bërë një përmbledhje të punës së këtij institucioni, me rëndësi kycce sa i përket garantimit të klimës së biznesit dhe mbrojtjes së konsumatorëve nga abuzimet. Biba tha se Autoriteti ka dhënë në total mbi 1 mijë vendime, dhe ka vendosur 12.4 milionë euro gjoba ndaj shkelësve të ligjit.
I pranishëm në takim, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se ka qenë pikërisht konkurrenca e fortë që ka konsoliduar vitet e fundit sistemin bankar shqiptar.
Deklaratat u bënë gjatë konferencës ndërkombëtare me temë: “20-vjetori i ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” në Shqipëri: pavarësia dhe roli i autoritetit në reformën rregullatore, zbatimi, avokimi dhe sfidat drejt integrimit në BE.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.