Shqipëria dhe Turqia thjeshtojnë procedurat për zbatimin e marrëveshjes së mbrojtjes shoqërore!
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, zhvilloi sot një takim online me përfaqësues të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Kujdesit Shëndetësor dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Turqi.
Sipas njoftimit takimi u mbajt në zbatim të marrëveshjes dypalëshe për mbrojtjen shoqërore, ku palët u dakordësuan për shkëmbimin elektronik të formularëve të komunikimit.
Bazuar në informacionin e publikuar kjo gjë do të garantojë transmetim të sigurt të dokumentacionit, shmangien e vonesave, si dhe reduktim të kostove.
“Në total nga hyrja në fuqi e marrëveshjes ndërmjet ISSH dhe SGK turke janë ndjekur 737 praktika”, shkruhet në njoftim.
E . S / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.