Shqipëria nis pastrimin e vijës bregdetare – Hapet tenderi për 7 bashkitë e vendit
Shqipëria ka nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik, ku pritshmëritë janë që këtë vit të kapërcehet rekordi historik i vitit të kaluar me 10.1 milionë vizitorë.
Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka shpallur tenderin për shërbimin e Pastrimit të Zonës Bregdetare për Bashkitë Shkodër, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Vlorë, Himarë dhe Sarandë. Tenderi është i ndarë në 2 lote dhe fondi limit është 160 milionë lekë.
Për pastrimin e zonës bregdetare për Bashkitë Shkodër, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë do të përdoren 85.1 milionë lekë, ndërsa për Bashkitë Vlorë, Himarë e Sarandë 74. 9 milionë lekë.
Kohëzgjatja e kontratës është për 93 ditë ndërsa afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave caktuar data 23 prill 2024.
Pritshmëritë janë që këtë sezon veror, Shqipërinë ta vizitojnë rreth 14 milionë turistë.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.