Shqipëria, tregti 2 miliardëshe me Kosovën! – Si është rritur niveli i shkëmbimeve në janar-qershor 2022

Shqipëria dhe Kosova kanë njohur një rritje të nivelit të shkëmbimeve tregtare në 6 mujorin e parë të këtij viti. Ndikimin më të madh në këtë rritje e ka pasur grupi i mallrave ‘materiale ndërtimi dhe metale’.
Në periudhën janar-qershor 2022, Shqipëria eksportoi drejt Kosovës mallra më vlerë 19.3 miliardë lekë, duke njohur një rritje me 2.1 miliardë lekë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtë vit, Shqipëria ka eksportuar drejt Kosovës 700 milionë lekë më shumë ushqime e pije, 1.4 miliardë lekë më shumë materiale ndërtimi e metale, 500 milionë lekë më shumë produkte kimike e plastike si dhe 1 miliardë lekë më pak minetrale, lëndë djegëse e energji elektrike.
Edhe importet rezultojnë me rritje. Në janar-qershor 2022, Shqipëria importoi nga Kosova mallra me vlerë 7.5 miliardë lekë, duke njohur rritje me 2.4 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Shkëmbimet tregtare po njohin rritje të vazhdueshme e tashmë Kosova është kthyer në një prej 3 partnerëve kryesorë tregtarë të Shqipërisë. Ajo që duhet evidentuar se krahas rritjes së volumit, në rritjen e vlerës së shkëmbimeve tregtare ka ndikimin e tij edhe inflacioni.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.