Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht teksa ka fituar sërish pikë këtë të premte duke u blerë sot me 107.1 lekë dhe duke u shitur me 108 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane blihet sot me 116 lekë dhe shitet me 116.6 lekë duke mos pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës në raport me dje.
Franga zvicerane blihet sot me 116.2 lekë dhe shitet me 117.1 lekë duke e mbyllur këtë javë negativisht referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik është blerë sot me 131.8 lekë dhe është shitur me 133 lekë duke rikuperuar ndjeshëm pikë nga fillimi i kësaj jave.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.