Bursat europiane i rikthehen fitimeve – Mbështeten nga optimizmi se bankat qendrore do t’i japin fund rritjes së interesave
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e fundit të javës, pasi tregtarët janë më optimistë se bankat qëndrore mund t’i japin fund rritjes së interesave gjatë muajve të parë të këtij viti. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.3%, ndërsa sektori i minierave kryeson fitimet në rritje me 1.1%.
Në sesionin e kaluar tregjet u mbyllën në rënie për shkak të shqetësimeve se ekonomia amerikane po shkon drejt recesionit, sepse shitjet me pakicë dhe prodhimi në sektorin e manifakturës ranë ndjeshëm.
Edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit u mbyllën në rritje në sesionin e sotëm, edhe për shkak të shenjave për ngadalësimin e inflacionit.
Ndërkohë, ditën e sotme do të publikohen edhe përfundimet e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, ku politikëbërësit dhe shefat ekzekutivë të kompanive më të mëdha, diskutuan për tregjet financiare, tensionet gjeopolitike dhe ndryshimin e klimës.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.